Kronikë
Top 24

U kap me 4 bomba me sahat dhe kanabis, gjykata e Lezhës ‘arrest me burg’ për vëllain e Alketa Vejsiut (VIDEO-FOTO)

2 Tetor 2018, 13:41| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 14:43

  • Share

Lezhë-Gjykata e rrethit të Lezhës, ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për vëllain e moderatores Alketa Vejsiu, Endrit Vejsiu. Vejsiu, 29 vjeç ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës, dhe është njohur me masën e sigurisë. Ai u arrestua mëngjesin e të dielës, gjatë aksionit Telekomanda, ku iu gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis në bagazhin e makinës së tij tip Opel.

Ai u arrestua në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shën Kollit. Vejsiu ishte një nga 4 të arrestuarit e këtij operacioni, ndërkohë që u kap edhe një person i shpallur në kërkim për vrasje. Gentian Elezi u arrestua nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje në Mamurras në vitin 2015.

Endrit Vejsiu, pasi ka dalë nga ambientet e Gjykatës në Lezhë

Njoftimi i policisë për arrestimin e Endrit Vejsiut:

Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot - Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. 
Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse. 

Moderatorja Alketa Vejsiu, ka reaguar indirekt për arrestimin e të vëllait. Gjatë mbrëmjes së djeshme në spektaklin Dance With Me, Vejsiu tha se gjërat që ndodhin jashtë spektaklit, mbeten jashtë spektaklit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?