TIRANË- Armando Papa, 31-vjeçari që u kap me 41.7 kg heroinë në bagazhin e makinës, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ndryshe nga refuzimi para oficerëve të Policisë Gjyqësore, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij. Ai pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke ngritur alibinë se ia kanë futur në makinë.
"Kisha marrë një porosi nga motra t'ia çoja në Rinas. Mi futën në makinë dhe më thanë "ik". Kurohem në mënyrë të vazhdueshme, pasi vuaj nga epilepsia. Ngarkesën ma kanë futur në makinë pranë mbikalimit të Rinasit, më kanë ngatërruar", ka deklaruar ai para togave të zeza.
Avokati ka kërkuar ti bëhet ekspertiza lëndës narkotike ndërkohë kërkoi burg me afat me pretendimin se vuan nga epilepsia. Gjykata e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Në operacion nuk kanë marrë pjesë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Tiranës, ndërsa është finalizuar nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshëm. Ky seksion kishte informacione rreth ngarkesës së drogës, dhe nisur nga kjo, nisën mbajtjen nën vëzhgim të saj. Ajo i është dorëzuar Papës nga një person tjetër, i identifikuar si Roland Guzi, që kishte rolin e transportuesit, dhe shpallur në kërkim nga Policia.
Kjo e fundit, vendosi të mos ndërhynte deri në momentin e dorëzimit të ngarkesës, dhe në këto rrethana, ky shtetas, emrin e të cilit autoritetet e mbajnë të fshehtë, ka arritur të largohet. Ka dyshime se droga vinte nga Turqia dhe porositës i saj të jetë një eksponent i njohur i trafikut të narkotikëve në zonën e Kurbinit. Droga me vlerë mbi gjysmë milion euro, është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Droga transportohej me një automjet tip "Benz", që drejtohej nga Armando Papa, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Heroina e sekuestruar
Harabeli apo pllumbi ta rrasi drogen ne makine o figure ☺☺☺ Per me nenjt ne burg je i smur ndersa per me bo trafik droge nuk je i smur
PërgjigjuVec ti mos u ngaterro me permend Gzim Celen. Haje burgun
Përgjigju