U kap me 5 kg heroinë në Itali, kuzhinieri i tragetit të Linjës Durrës-Ankona: Gabova! Do e dorëzoja jashtë portit dhe dikush do të më paguante

9 Shkurt 2023, 13:44| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 15:36

  • Share

“Gabova, as vetë nuk e di pse e bëra diçka të tillë”. Kjo ka qenë dëshmia e Indrit Kasës, kuzhinierit të tragetit të linjës Durrës-Ankona, i cili u kap me 5 kilogramë kokainë në çantën e tij.

Report TV dy ditë më parë raportoi për arrestimin e Indrit Kasës në portin e Ankonës. Ndërsa sot kur ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës, kuzhinieri ka mohuar të ketë lidhje me shpërndarjen e drogës por zbuloi se çantën duhet t’ja dorëzonte një personi jashtë portit.

Ai tha se kishte gabuar që kishte pranuar vetëm të kryente transportin e çantës jashtë portit të Ankonës ku po e priste një person i cili ende nuk është identifikuar.

“Kam gabuar, as vetë nuk e di pse e bëra një gjë të tillë. Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë. Çantën duhet ta dorëzoja jashtë portit ku më priste një person dhe do paguhesha”- mësohet të ketë thënë kuzhinieri sipas mediave italiane.

Indrit Kasa u arrestua nga autoritetet italiane pasi kishte tentuar të largohej nga anija me një çantë shpine të vendosur mbi supe. Pas kontrollit të bërë rezultoi se brenda saj ishin 5 kilogramë heroinë. Në këto kushte 50 vjeçari u arrestua nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?