Sendet e sekuestruara

Kronikë

U kap me armë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Lushnje (EMRI)

28 Maj, 11:32| Përditesimi: 28 Maj, 11:36

  • Share

Një 28-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi u kap me armë dhe kanabis.

Policia thotë se pas një kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte Ersilio Sina, u gjet një thikë dhe një sasi kanabisi. Më pas, ka ushtruar kontrolle edhe në banesë ku iu gjet një armë sportive dhe një sasi fishekësh.

“Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.

 

Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

 

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?