Armiol Rrasa

U kap me armë e tritol në mes të Athinës, ‘arrest me burg’ për Armiol Rrasën! Çfarë deklaroi para gjykatës shqiptari

16 Tetor, 16:16| Përditesimi: 16 Tetor, 16:19

  • Share

Greqi- Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 39-vjeçarin nga Divjaka, Armiol Rrasa. Shqiptari  u arrestua më 11 tetor në Athinë pasi në makinë 1 pistoletë TT dhe dhe një sasi lëndë plasëse.

Ndërkohë për partneren e tij gjykata vendosi detyrim paraqitje një herë në muaj në Polici.

Por si e justifikoi shqiptari mbajtjen e armës së zjarrit dhe lëndës plasëse para gjykatës?

Gjatë rrëfimit të tij mësohet se Rrasa ka deklaruar se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket lëndës plasëse ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv, raporton prothotema gr.

Kurse partnerja e tij është shprehur se armën dhe ekspolozivin e ka parë vetëm në momentin kur e ka gjetur policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?