Arma e gjahut, fishekët dhe prozhektori

Kronikë

Gjueti e paligjshme dhe çifte pa leje, pranga 28-vjeçarit nga Librazhdi

15 Dhjetor 2018, 10:24| Përditesimi: 15 Dhjetor 2018, 10:34

  • Share

LIBRAZHD- Një 28-vjeçar me iniciale B.B. është arrestuar pasi gjatë një kontrolli të policisë në kuadër të parandalimit të gjuetisë të paligjshme iu gjet një armë gjahu.

I riu banues në fshatin Studen-Stërblevë të Librazhdit u arrestua pasi përveç armës së gjahut të cilën e kishte pa lejen e autoriteteve përkatëse, fishekë për armën e gjahut, 1 prozhektor dhe 1 elektrik dore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Librazhd 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në bazë të planit të masave, për kontrrollin e territorit me qëllim parandalimin e gjuetisë të paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• B.B., 28 vjeç, banues në fshatin Sebisht, Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën e fshatit Studen-Stërblevë, Librazhd, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provave materiale: një armë gjahu “Çifte”, të cilën e dispononte pa leje e organeve kopetente, fishekë armë gjahu, 1 prozhektor dhe 1 elektrik dore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

 

Komento

Komente

  • Fredi: 15/12/2018 13:42

    Qelbësirë fshatar bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?