Kronikë

U kap me armë në banesë, avokati nuk arrin të nxjerrë veten nga qelia

14 Prill 2020, 15:08| Përditesimi: 14 Prill 2020, 15:27

  • Share

Endrit Demiri, avokati i arrestuar me një arsenal armësh në fshatin Pëllumbas të Tiranës, nuk ka mundur të nxjerrë vetveten nga qelia. Sot gjykata e Tiranës, vendosi të lerë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Demirin, i cili u ndalua nga policia e kryeqytetit në 20 mars 2020. Vendimi për Demirin u dha nga treshja e gjyqtarëve, Gramoz Levanaj, Artur Gaxha dhe Flutura Skënderi.

Endrit Demirit 47 vjeç, banues në Tiranë, iu sekuestruan nga forcat e policisë 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë. Prokurori i çështjes, i kërkoi trupit gjykues caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Demirin, pasi sipas tij, gjatë një operacioni policor uniformat blu gjetën dhe sekuestruar në dy banesat e Demirit, në Tiranë dhe fshatin Pëllumbas, një arsenal të tërë me armë. Mësohet se Demiri ishte pjesë e grupit “Ilirians Albania” në Tiranë.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jona: 15/04/2020 21:01

    Cdo shqiptar mban arme ne shqiperi. Pse nuk u behet kontroll te gjithve. Shpiptaret flene me arme ne jastek.

    Përgjigju
  • Iris: 15/04/2020 01:07

    Vertet avokatit iu gjeten armet po perse policia shkoi te banesa e tij,por per cfare dyshohej,qe policia morri urdherkontrolli per banesen e tij?Kjo me duket vetem rezultat I nje kontrolli standard.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/04/2020 15:29

    Na mbytene fshatarete për 30 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?