Nikoll Sherrniku

U kap me armë në makinë, gjykata e Lezhës dënon me 5 vite burg Nikoll Sherrnikun, i njohur si 'ushtar' i Ervis Martinajt

6 Nëntor 2023, 19:25| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 22:15

  • Share

Nikoll Sherrniku, i arrestuar pasi udhëtonte me një mjet të blinduar me armë automatike dhe radio më 17 gusht 2022 në Shëngjin, u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vjet burg. Më të njëjtin dënim u dënua edhe Flutura Berisha, e cila në momentin e arrestimit ndodhej në timonin e makinës së blinduar të Sherrnikut. 

Ky i fundit është deklaruar fajtor dhe dënuar edhe për akuzën e ”Largimit nga vendi i caktimit nga gjykata për të qëndruar”, pasi kishte thyer masen e sigurisë arrest në shtepi. Nikoll Sherrniku, dyshohet si i përfshirë në grupin e Ervis Martinajt, ndërsa ishte edhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës.

Sherrniku, rezulton i dënuar edhe më parë, pasi gjykata e Lezhës e ka gjetur fajtor për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për ngjarjen e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhulio Prela.

Sherrniku së fundmi teksa ndodhej në burg, i është caktuar një tjetër masë sigurie për akuzën e "Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje" lidhur me ngjarjen e ndodhur në "Don Bosko" ku mbeti e vrarë kamarierja e lokalit dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës la në burg Nikoll Sherrnikun për ndihmën ndaj autorëve të masakrës në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë të cilëve u dha targën e automjetit. Një koleg në servisin ku 28-vjeçari ka punuar në Gjermani, u ka thënë hetuesve se i dyshuari do merrte 3 targa të huaja që do përdoreshin nga “shefi” i tij Ervis Martinaj në Shqipëri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/11/2023 01:31

    5 vjet! Ky vetem per armet duhej denuar me 7 vjet,pa llogarritur te tjerat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?