Ish-efektivi i forcave elitë RENEA, Remal Rada, u arrestua nga policia bashkë me mikun e tij me precedentë, Elton Hithi, pasi në makinën me të cilën po lëviznin iu gjet një snajper i modifikuar.
Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin. Dy të arrestuarit akuzohen për armambajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.
Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia.
Lajmi kryesor: