Agim Kajmaku

U kap me drogë/ Agim Kajmaku bleu pasurinë 1 milionë lekë dhe ia shiti vetes 730 mijë USD, mbi 2.5 milionë USD llogari bankare dhe apartamente

18 Qershor 2022, 16:02| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 08:01

  • Share

Ish kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë nga autoritetet italiane, ka blerë një pasuri të paluajtshme me vlere 1 milionë lekë, pasuri të cilën më pas ia ka shitur kompanisë së vet me vlerë 730 mijë USD.

Kajmaku deklaron se në vitin 2003 ka blenë në Vorë një ndërtesë me sipërfaqe me 356 m2 si dhe tokë truall me sipërfaqe 2100 m2, me vlerë 1 milionë lekë. Në shkurt të vitit 2017, Kajmaku e ka rivlerësuar këtë pasuri në vlerë 73 milionë lekë ose rreth 730 mijë USD. Një muaj më pas, në mars të vitit 2017, Agim Kajmaku ia ka shitur këtë pasuri kompanisë ‘Kajmaku’ shpk, në vlerë 730 mijë USD. Bashkëpronarë të kompanisë ‘Kajmaku’ shpk ishin pikërisht Agim Kajmaku me 49 % të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Merita Kajmaku. Pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës, në korrik të vitit 2019, Kajmaku ia shiti 49 % të aksioneve bashkëshortes së tij Merita Kajmaku në vlerën 100 mijë USD.

Ndërkaq, Agim dhe Merita Kajmaku deklarojnë një pasuri në total me vlerë 2.5 milionë USD, pa llogaritur kapitalin e kompanisë e Kajmaku, me emër të ndryshuar në A.M.E 2020, me vlerë rreth 20 milionë lekë ose 200 mijë USD. Si burim i llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme, Agim dhe Merita Kajmaku deklarojnë kursime familjare si dhe të ardhura nga aktiviteti i biznesit përmes kompanisë së farërave dhe fidanëve A.M.E 2020. Të ardhura nga biznesi konsiderohet ndarja e fitimit nga veprimtaria vjetore e kompanisë. Dividenti i ndarë nga aktiviteti i kompanisë Kajmaku është modest, që do të thotë se baza kryesore e burimit të pasurisë janë të ardhurat familjare.

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku  u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • velo: 19/06/2022 18:26

    Ku e gjete kete Kajmak o Edi Rama....?? A mban pergjegjesi njeri per kete kandidature. Ne Shiperi politika nga te gjitha krahet eshte e ndyre sepse nuk ka meritokraci por blihet, kush ka lek futet per ti shtuar si ky Kajmaku... Nuk ecet keshtu prandaj politika eshte mut me politikane te veshur firmato dhe politikane kurva qe vetem canta ju ben 5000 euro se vete nuk bejne asnje lek.

    Përgjigju
  • emirjon: 18/06/2022 20:06

    ne fund te dites asgje sdo ndodhe do beje ca burg e qete qete edhe parate do ja kthejne me ndonje gjyq farse ...welcome to albania vendi ku vullneti i te berit te gjerave sic duhet nuk ekziston.....

    Përgjigju
  • erion veliaj: 18/06/2022 19:30

    O kajmak,, duhej ti thoje policise se parate ti ka lene mamaja nga kursimet e oensionit....sot do idhe i lire si une.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?