Materialet e sekuestruara nga policia doganore, ne Itali

Kronikë

U kap me gjysmë kg marijuanë në Bari, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

1 Dhjetor 2018, 12:44| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 13:21

  • Share

Policia e Guardia di Finanza ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 500 kg drogë në Portin e Barit, në Itali.

Sipas mediave italiane mësohet se 25-vjeçari shqipar i arrestuar ishte punonjës i tragetit të linjës Durrës-Bari, ndërsa është kapur në një nga pikat e kontrollit të portit. Gjithashtu, mediat raportojnë se shqiptari e kishte fshehur sasinë e drogës prej 500 gram marijuanë në trup dhe ai u prangos në momentin që po tentonte të kalonte doganën e portit, duke iu shmangur kontrollit.

Mësohet se i riu 25-vjeçar u zbulua në momentin që policia financiare po kryente proceduarat e zakonshme, ku i dyshuari ka shfaqur shenja nervozmi, duke çuar më pas në zbulimin e drogës. Substanca e lëndës narkotike iu gjet të riut  e lidhur me një fashë elastike në trup,të cilën ia maskonte edhe xhupi që mbante veshur.

Dyshimet paraprake të policisë janë se droga ishte e destinuar për treg të brendshëm,pasi 25-vjeçari do të kthehej sërish në mbrëmje në tragetin ku punonte.

Ndërkohë mësohet se policia italiane është duke zhvilluar hetime të mëtejshme  për të identifikuar kanalin e furnizimit dhe përfituesit e marijuanës. 

Materialet e sekuestruara nga policia doganore italiane

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?