Kukës-Një 21-vjeçar në Kukës është arrestuar nga policia pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.
Sipas bluve i riu banues në Angli gjithashtu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 21 vjeç, banues në Angli.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi I. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.