Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas u kap me kanabis teksa lëvizte me makinë në qytetin e Laçit.
Sipas njoftimit të bluve Samuel Zotaj merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike.
Lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular u sekuestruan si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 24 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Komente
