Kanabisi i sekuestruar nga policia

Kronikë

U kap me kanabis në makinë, pranga 24-vjeçarit në Laç (EMRAT)

12 Tetor, 12:05| Përditesimi: 12 Tetor, 12:13

  • Share

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas u kap me kanabis teksa lëvizte me makinë në qytetin e Laçit.

Sipas njoftimit të bluve Samuel Zotaj merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike.

Lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 24 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?