Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest shtëpie" për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares Eli Fara, e arrestuar më 21 gusht nga forcat "Shqiponja" në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë.
39-vjeçarja, e njohur edhe me emrin Marina Fara, u ndalua me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj.
Para trupës gjykuese, mes lotësh, ajo deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak. Pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi që Kapurani të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet do të vijojnë.
Më herët, Marina Fara u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani”, ku u arrestuan më shumë se 30 persona. Në atë kohë, dyshimet mbi të ishin se kishte ndihmuar që të arratiseshin dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
Komente

Kjo vetem kokain doooo. E di gjithe Tirona kete gjo. Pastas sdin çbejne….
PërgjigjuMir.me 1 cigare hashash burg .me 3 gr Kokain arrest shtepie.normal ligji sesht njesoj
Përgjigju