“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë”, ky ishte deklarimi i vetëm që dha Ariel Rraja, nipi 22 vjeç i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, pasi u arrestua me sasi narkotikësh dhe para në makinë.
Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë, dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.
Sektori i narkotikëve kishte informacione se i riu mund të kishte lëndë narkotike në makinë dhe iu vu nga pas dhe pas kontrollit rezultoi të ishte e vërtetë.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ U kap me kokainë në makinë, arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja! 22-vjeçari i tensionuar para hetuesve: Do flas në një moment të dytë
M.T/ReportTv.al