Pak pas arrestimit të Marina Farës, vajzës së këngëtares së njohur Eli Fara, që u kap me një sasi kokaine në makinë, mësohet edhe dëshmia e saj e dhënë në Polici.
39-vjeçarja që në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4,4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol, por policisë i ka thënë se ‘lëndën narkotike e kishte për përdorim personal’.
Marina Fara edhe më herët ka qenë e përfshirë në skena të ngjashme. 5 vite më parë u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani”, ku u arrestuan më shumë se 30 persona.
Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.
Lajmi kryesor:
Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me kokainë në Tiranë! Ja çfarë dëshmoi në Polici
A.Q/ReportTv.al