Foto ilustruese

Bota

U kap me mbi 4 kg drogë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, i gjendet edhe armë

22 Maj, 07:16| Përditesimi: 22 Maj, 07:18

  • Share

Një 26-vjeçar është arrestuar në Savona të Italisë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen  dhe  posedimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Mediat italiane raportojnë se policia ushtroi kontrolle në lokalin e tij, ku u gjetën disa doza kokaine të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës. Më pas u kryen kontrolle edhe në tre apartamente që i përkisnin të riut, ku u zbuluan mbi  4 kilogramë e 400 gramë kokainë, pjesërisht në formë guri dhe pjesërisht në pluhur, në pako të paketuara në vakum.

Së bashku me drogën, u sekuestruan edhe para të gatshme, materiale paketimi dhe dy peshore precize. Droga, gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, ka një  vlerë tregtare prej mbi 350 mijë eurosh.

Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu një pistoletë gjysmëautomatike Beretta Mod.34, të fshehur në një nga apartamentet, të kompletuar me karikator dhe municion. 

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?