Një 54-vjeçar është vënë në pranga për kontrabandë me naftë në Korçë. 54-vjeçari kontrabandonte naftë nga Maqedonia e Veriut dhe e fuste atë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar Goricë, përmes automjetit të tij tip ‘Benz’.
Më pas, 54-vjeçari i identifikuar me inicialet Dh. F., banues në Korçë, e fshihet naftën në shtëpinë e motrës së tij dhe më pas e shiste tek persona të tjera. Policia ka vënë nën hetim edhe motrën e tij, E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë.
Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.