Kokaina e gjetur

Gjermani, 21 vjeçari shqiptar kapet me kokainë, arrestohet

8 Nëntor, 10:14| Përditesimi: 8 Nëntor, 10:39

  • Share

Gjermani-Një 21 vjeçar shqiptar në Gjermani është vendosur në pranga pasi kishte importuar një sasi të madhe kokaine kur kishte hyrë nga Belgjika.

Gjatë kontrollit në stacionin kryesor të Aachen-it, ai fillimisht u dorëzoi oficerëve një pasaportë me një vulë hyrjeje nga Kroacia. Por meqenëse periudha e referencës ishte tejkaluar me disa ditë dhe autoritetet vendase kishin dyshime për hyrje të paautorizuar, ai u dërgua në Komisariat.

Këtu të riut iu gjetën 105 gram kokainë me vlerë tregu mbi 5000 euro. Djali akuzohet për hyrje të paligjshme dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Të mërkurën e 6 nëntorit ai doli para gjykatës së qarkut Aachen, ku gjyqtari vendosi një masë paraburgimi për shqiptarin, shkruan Presse Portal.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?