Kronikë

U kap me pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, kush është Aldi Mustafa? Ushtari i grupit të ‘Rrumit të Shijakut’, në 2023 i shpëtoi atentatit me tritol

28 Gusht, 10:21| Përditesimi: 28 Gusht, 10:24

  • Share

1756368933_eraldomustafa.jpg

Aldi Mustafa

Operacioni policor në Durrës ka çuar në arrestimin e Aldi Mustafës, anëtar i grupit të Rrumit të Shijakut. Ai është një personazh jo pak i njohur për blutë e Durrësit, pasi në prill të vitit 2023 i shpëtoi një atentati me tritol. Autorët, ende të paidentifikuar, shpërthyen me telekomandë makinën e Aldi Mustafës. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Shqiptarja.com siguroi edhe videon e shpërthimit të mjetit.

Aldi Mustafa është arrestuar edhe në shtator 2023 për armëmbajtje pa leje. Ndërsa  më 30 gusht të 2021 është arrestuar me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje.  Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.


Lajmi kryesor:

Operacioni me dy të arrestuar në Durrës, policia: U kapën me pistoletë gati për qitje! Mustafa, anëtar i grupit të Rrumit të Shijakut! Në 2023 i shpëtoi një atentati


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?