U kap me snajper e shotgun në portin e Durrësit, dëshmia e 53-vjeçarit nga Kosova: Jam i apasionuar pas koleksionimit të armëve

9 Dhjetor 2022, 11:35| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 13:14

  • Share

Selman Lajçi, 53-vjeçari nga Kosova i arrestuar në portin e Durrësit me disa armë, ka dëshmuar para efektivëve të policisë se është i apasionuar pas koleksionimit dhe përdorimit për gjueti të armëve të zjarrit.

Lajçi, i cili jetonte në Durrës u arrestua të mërkurën në mbrëmje teksa zbriti nga trageti i linjës Ankona -Durrës dhe u vu nën akuzë për trafikim të armëve të zjarrit.

“Jam shumë i dhënë pas qitjes me armë zjarri dhe pas gjuetisë”, ka deklaruar 53-vjeçari para hetuesve, ndërsa ka paraqitur disa dokumente në gjuhën gjermane që sipas tij vërtetojnë blerjet e këtyre armëve.

Policia dhe prokuroria po punojnë për përkthimin e dokumenteve si dhe do të kërkojnë nga autoritetet zvicerane të dhëna lidhur me Lajçin, thanë burimet.

Në makinën Land Rover me targa zvicerane u gjetën të fshehura nëpër dyer shotgun, snajper e pistoletë, pushkë si dhe 1367 fishekë luftarak e 800 fishekë për armë gjahu.

Komento

Komente

  • Iris: 10/12/2022 00:31

    Kaq //i apasionuar// qenka ky sa i ka fshehur brenda dyerve!! Trego me mire sa do t'i shitje ne Shqiperi dhe kujt.

    Përgjigju
  • aleksadros: 09/12/2022 15:30

    pse si do thote do vrisja filanin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?