Në Angli është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe trafikim të saj, ndërsa në Shqipëri iu sekuestrua pasuria. Kjo është historia e 31-vjeçarit Vasil Duraku të cilit Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 500 mijë dollar pasuri me dyshimin se e ka fituar nga veprimtaria kriminale.
31-vjeçari Vasil Duraku është arrestuar në Angli pasi kishte kultivuar plantacion me kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha. Ndërsa pas ndalimit autoritetet atje I gjetën edhe 363 mijë paund në banesë.
Në Tiranë iu sekuestruan konkretisht një njësi tregtare, dy apartamente dhe një garazh.
Policia njofton zyrtarisht, se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që Duraku dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.