Prokuroria kërkon burg për Fajton Muratin! Si u liruan Indrit Dokle dhe Gentian Reçi, sekuestrohet mjeti blinduar me të cilin po lëviznin

10 Tetor 2022, 16:23| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 18:34

  • Share

Të qëndrojë në burg Fatjon Murati, i arrestuar dy ditë më parë teksa ishte në një njëjtën makinë me Endrit Doklen, mjet që drejtohej nga Gentian Reçi, kunati i Dokles. Është kjo kërkesa e depozituar këtë të hënë në Gjykatën Penale Tiranë, ku emri i vetëm për të cilin kërkohet një masë sigurie është Murati. Ndërsa për Endrit Doklen dhe Gentian Reçin policia dhe prokuroria kanë vendosur lirimin e tyre.

Report Tv mëson se gjatë deklarimeve të dy të shoqëruarit së bashku me Muratin kanë mohuar të kenë pasur dijeni se ai ishte person në kërkim, ndërsa urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022. Sipas kërkesës së prokurorisë Fatjon Murati kërkohej për llogari të hetimeve të ngjarjes së 12 korrik-ut 2022, në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini. Gjini dhe Murati akuzohen për armëmbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake, ndërsa pritet që gjykata të shortojë kërkesën dhe të vendoset trupi gjykues.

Ditën e ndalimit të Dokles, Gjecit dhe Muratit policia ka sekuestruar edhe një automjet të blinduar për të cilin është vendosur masa e sekuestros, pasi pronari i tij është një shtetas bullgar dhe po verifikohet dokumentacioni. Me ndryshimet ligjore automjetet e blinduara janë të ndaluara të përdoren, vetëm kur pas kërkesës leja miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kjo është hera e dytë në pak muaj që Dokle shoqërohet në polici, pasi ai është paraqitur disa javë më parë edhe në policinë e Kurbinit ku në prani të avokatit ka dhënë deklarime për zhdukjen e Ervis Martinaj. Në atë dëshmi Dokle mohoi të kishte konflikte me Martinaj, apo dijeni për zhdukjen e tij duke thënë se as e njihte personin. Dëshmia e Dokles para hetuesve erdhi pasi Nuredin Dumani rrëfeu para hetuesve të SPAK se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse do ta vriste Doklen.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?