Një shqiptar në Angli është dënuar me 22 muaj burg pasi u kap duke ruajtur bimë kanabisi me vlerë deri në 848,000 paund në Angli në një fermë kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se ai është 30-vjeçari Arnold Hazizi.
Oficerët e policisë britanike gjatë kontrollit të ‘fabrikës së kanabisit’ hynë në pronë hasën një derë të përforcuar, grila çeliku dhe një alarm. I varur nga dera e përparme ishte një çelës me një fole alarmi. Hazizi, i cili ishte i vetmi person brenda tentoi të arratiset duke u ngjitur përmes paneleve të çatisë në çatinë e sheshtë të një fqinji, hodhi 2 celularë, por u arrit të kapej nga policët.
Një pjesë e ndërtesës Conrad ku u kap 30-vjeçari ishte shndërruar në një fabrikë të madhe kanabisi, me 1010 bimë, të cilat në tregun e paligjshëm kapnin vlerën e 283,000 dhe 848,400 paundëve, ku vetëm pajisjet e instaluara kishin vlerën e 12 mijë paundëve.
Gjatë seancës gjyqësore, Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të.
“Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri”, ka deklaruar ai.
Avokati i 30-vjeçzrit shqiptar, Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe.
“Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”, tha Killeen.
Gjykatësi tha se çështja e dëbimit u përket autoriteteve të tjera, por mendimi i tij ishte që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.