Policia e shtetit ka njoftuar ditën e sotme, arrestimin e 40 vjeçarit Alban Skonja në Francë, ku vënë në pranga për një grabitje me armë zjarri të ndodhur në 2 korrik, ndaj disa personave të cilëve u ka marrë rreth 40 mijë euro.
Alban Skonja, ishte i shpallur në kërkim nga policia shqiptare pasi gjykata e Durrësit i kishte caktuar ‘arrest me burg’ për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
40 vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.
Por, emri i Alban Skonjës rezulton i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje, ku mbeti i plagosur vetë ky i fundit. Në shkurt të vitit 2022, ai së bashku me kushërinjtë Gentjan dhe Andi Diva u sulmuan me armë zjarri nga 2 vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj në Mamurras pas konfliktit për një femër.
Dy grupet nisen debatin në qendër të Mamurrasit dhe më pas morën automjet dhe në ecje e sipër vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzën.
Pas arrestimit të tij në Francë, pritet ekstradimi i Alban Skonjës drejt Shqipërisë ku do t’i caktohet dënimi për veprat penale për të cilat akuzohet.
Lajmi kryesor:
Kërkoheshin nga policia shqiptare, arrestohen 3 persona në Gjeorgji, Francë dhe Gjermani! Njëri prej tyre turk! 2 shqiptarët akuzohen për tentativë vrasje
B.V/ReportTv.al