Një 30-vjeçar është arrestuar sapo ka hyrë në Shqipëri në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij iu gjetën disa ilaçe që nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Dorian Koço, 30 vjeç, banues në fier, po vinte nga Greqia me kamion dhe në kabinën e shoferit, iu gjetën të fshehura medikamente të ndara në 4 qese, të cilat kapin vlerën e 2200 eurove
Ndalimi i tij u bë nga policia kufitare Kakavijë dhe shërbimet e Frontex-it, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.