Kronikë

U kap në kamionin e tij me gurë dekorativ të nxjerrë nga mali i Tomorrit, pranga 52-vjeçarit në Berat! Një tjetër nën hetim për prerje të paligjshme të pyjeve

9 Tetor 2021, 09:22| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 18:46

  • Share

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke nxjerrë në mënyre të paligjshme gurë dekorativ nga Mali i Tomorrit. 52-vjeçari Sh.Q., banues në Poliçan u kap duket transportuar këto gurë dekorativ në kamionin e tij, për të cilat nuk kishte dokumentacionin përkatës.

Ai u vu në pranga nën akuzën e kryerje së krimeve mjedisore.

Gjithashtu edhe një 55-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohet për "Prerja e paligjshme e pyjeve". 55-vjeçari S.D., banues në fshatin Vërtop, Poliçan,  u kap duke transportuar me mjet lëndë drusore pa leje përkatëse.

I.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?