Kronikë

U arrestua në Kolumbi për trafik droge, shqiptari 'Jimmy' i dënuar në '97 me burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë! U lirua nga gjyqtarja e dënuar për korrupsion

20 Korrik 2021, 13:09| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 14:22

  • Share

I arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Kolumbi, shqiptari Agim Çerma rezulton të jetë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë.  Burime të 'Report TV' bëjnë me dije se pas dënimit përjetë, Agim Çerma, ka mundur të dalë nga burgu me kusht, vendim që është dhënë nga Gjykata e Lezhës.

Ai akuzohej për vrasjen e Gëzim Liçit në vitin 1997 në Elbasan. Po ashtu, gjatë kësaj ngjarjeje mbetën të plagosur edhe efektivë të policisë së Elbasanit. Të dy shkallët e gjykimit, si e para në Elbasan dhe Apeli në Durrës konfirmuan dënimin me burgim të përjetshëm të Çermës. Bashkë me të, në të njëjtën vepër penale, u dënua me 11 vite burg vëllai i Agimit, Gazmend Çerma. 'Report Tv' ka arritur të siguroj dokumentin e rekursit të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Durrësit për Gazmendin në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Në përfundim Supremja lë në fuqi vendimin e Apelit për të dy vëllezërit. Agim Çerma sërish nuk ishte i kënaqur. Ai kërkoi në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e vendimit të tre shkallëve më të ulëta, të Elbasanit, Apelit të Durrësit dhe Gjykatës së Lartë.

Kërkesa e Çermës në Kushtetuese

Kushtetuesja e riktheu dosjen për rigjykim sërish në Elbasan.

Vendimi i Kushtetueses 

Gjykata e Elbasanit ia kaloi për kompetencë Gjykatës së Lezhës, pasi në atë periudhë Agim Çerma vuante dënimin përjetë në burgun e Shënkollit.

Përfundimisht, Gjykata e Lezhës, me vendim të gjyqtares Parashqevi Ademi liroi me kusht nga dënimi përjetë Agim Çermën, më vitin 2012. Motivet mbeten akoma të paqarta për mënyrën se si Çerma, i cili bë pak vite më vonë drejtues i një rrjeti të gjerë kokaine, arriti të bind gjyqtaren Ademi. Kjo e fundit rezulton të jetë arrestuar në vitin 2015 për korrupsion dhe u dënua me 4 vite burg. Ajo u filmua nga duke i dhënë shumën prej 200 mijë lekësh nga një qytetar, në këmbim të një vendimi. Ademi doli nga burgu një vit më vonë pasi përfitoi ulje.

Vendimi i lirimit të Agim Çermës

Pas lirimit nga qelia, Agim Çerma mendohet se u largua nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian dhe më pas përtej oqeanit Atlantik. Në Kolumbi ai ngriti një prej karteleve më të fuqishëm të kokainës.

Arrestimi i tij u bë nga autoritetet kolumbiane, ndërsa kërkohej nga DEA amerikane. 

Ai ishte koka e grupit të trafikut të drogës nga Kolumbia drejt SHBA, ndërsa ishte i lidhur edhe me ‘Klanin e Golfit’ dhe grupe të tjera kriminale për të blerë dhe transportuar kokainën.

Ai merrte para nga grupet kriminale në Europë  dhe blinte kokainë në zonën e Cauca në Kolumbi, e më pas garantonte dërgimin e drogës në fluturimet nga aeroporti ndërkombëtari ‘Alfonso Bonilla Aragón de Palmira’. Po ashtu, ai fuste kokainë në SHBA nëpërmjet porteve të ishujve Karaibe. Po ashtu, Çerma dhe bashkëpunëtorët e tij kishin vendosur kontakte me kontrollorët e trafikut ajror, për t’i lejuar ata të nisnin ngarkesën.

 

Ora 13:34
U arrestua në Kolumbi, shqiptari kamuflonte trafikun e kokainës duke u paraqitur si tregtar i produkteve kozmetike

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me aktivitetin kriminal të trafikut të drogës të Agim Çermës, i cili u arrestua një ditë më parë në Kolumbi, si koka e një grupi kriminal. Mediat e huaja bëjnë me dije se Çerma, i cili njihej me pseudonimin "Jimmy" arrinte të kalonte lëndën narkotike, duke u paraqitur si tregtar i produkteve kozmetike rrugëve të Barranquilla, qytet në Kolumbi.

Ai dërgoi mijëra kilogram kokainë në Europë e SHBA, duke përdorur edhe me fluturimet charter nga Aeroporti Ndërkombëtar i Palmirës dhe ishte një nga kriminelët më të kërkuar në botë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?