U kap në kufi me 11 kuaj të vjedhur kontrabandë, arrestohet 65-vjeçari shqiptar që vinte nga Greqia

22 Korrik 2020, 12:59| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 13:00

  • Share

Një 65-vjeçar me inicialet R. K është arrestuar nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë greke falë shkëmbimit të informacionit, pasi kontrabandonte kafshë të dorës, të cilat i merrte në Greqi dhe i sillte në Shqipëri.

Më konkretisht në territorin e malit Ivan, në afërsi të fshatit Gollobërdë, u kap shtetasi R. K., 65 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, i cili po transportonte në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, 11 kafshë dore (kuaj), të cilët dyshohet se i ka vjedhur në fshatrat greke.

Tani personi në fjalë do të përballet në gjykatë me akuzën ekontrabandimit të kafshëve të dorës si dhe vjedhje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?