Fation Dauti

Kronikë

U kap në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge, konfiskohen pasuritë e Fatjon Dauti, 'krahut të armatosur’ të Berishës

17 Shtator, 12:23| Përditesimi: 17 Shtator, 14:59

  • Share

Prokuroria e Kukësit konfiskoi tre pasuri të familjarëve të Fatjon Dautit, aktualisht i burgosur në Londër, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Bëhet fjalë për një njësi me sipërfaqe 100m2, një truall dhe një ndërtesë me nga 64 metra katrorë si dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 30 metra katrorë.

Dyshohet se këto pasuri me një total prej 258 metrash katrorë e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e Dautit. Prokuroria e shkallës së parë në Kukës, e akuzon 40-vjeçarin për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ai u bë i njohur më 8 janar 2021 si krahu i armatosur i Sali Berishës, kur mori pjesë në aktet e dhunshme teksa Sali Berisha me deputetët e Rithemelimit, tentuan të merrnin selinë e PD-së që asokohe drejtohej nga Lulzim Basha.

"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”, njoftoi Prokuroria e Kukësit. 

Po ashtu, ai ka hesape edhe me autoritet britanike të cilat e akuzojnë për trafikun e 3 kilogramëve kokainë, pjesëmarrje në aktivitet kriminal dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Dauti kishte mbërritur në Britani në moshën 14-vjeçare dhe kishte marrë leje të përkohshme qëndrimi në vitin 2012, për shkak të martesës me një shtetase letoneze. Ai mori leje të përhershme në gusht 2017, por ajo u revokua në shtator 2019, bazuar në informacionet e drejtësisë britanike që po hetonte rrjetin kriminal, ku dyshohej se bënte pjesë.

Pasuritë e sekuestruara:
- Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
- Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
- Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?