46- vjeçari shqiptar Emri Bushi, i cili u kap në një shtëpi bari në Britani është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg.
Shqiptari u fsheh në një mur për dy orë, mëngjesin e 23 korrikut, teksa detektivët bastisën një magazinë, ku brenda saj zbuluan kultivim të përpunuar kanabisi, të kompletuar me ambiente banimi, kuzhinë dhe banjë.
Sipas mediave të huaja, Policia gjeti rreth 3,577 bimë kanabisi, me një vlerë që shkon nga 1 milion deri në 2 milion £. Disa orë më vonë, detektivët zbuluan 46-vjeçarin Emri Bushi të fshehur në një zgavër mes dy mureve.
Ai u arrestua menjëherë, ndërsa më 11 shtator, gjykata 'Warwick Crown Court', e dënoi me 2 vite e 3 muaj burg.
Detektivi Constable Pitt, ndërsa tha se sasia e kapur e kanabisit është një sasi e madhe, theksoi se ata që merren me kultivimin e kanabisit herët a vonë do të kapen.
"Shumica e kanabisit të prodhuar në këtë vend tani bëhet nga bandat kriminale të dhunshme dhe të rrezikshme që terrorizojnë komunitetet dhe mbështeten në të ardhurat nga droga për të vazhduar dhunën e tyre. Ne e mirëpresim këtë dënim dhe jemi të kënaqur që kemi mundur të kapim një sasi kaq të konsiderueshme droge. Mesazhi ynë për kriminelët që përpiqen të hapin dyqan në Warwickshire është i thjeshtë do të shihemi herët a vonë”, tha ai.