Themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Özer është lënë në burg. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për arrest me burg. Gjithashtu është miratuar kërkesa për ekstradim në Turqi. Gjyqtar i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bëri me dije se në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.
Sipas avokatës së tij, Faruk Ozer ka kërkuar që procesi të kryhet në Shqipëri ndërsa ka deklaruar para togave të zeza se nuk e dinte që kërkohej ndërkombëtarisht por kishte ardhur për të investuar.
Faruk Fatih Özer u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.
Si u kap në Shqipëri
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër. Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.
Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu.
E pranishme në sallën e gjyqit në Elbasan në mbrojtje të turkut Faruk Ozer ishte një avokate bashkëkombëse e tij. Në një dalje për mediat ajo tha se klienti i saj ishte i pafajshëm dhe se mediat shqiptare e ato turke kanë gënjyer për akuzat ndaj tij.
“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë sicc thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike. Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha avokatja.
“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore që po mbahet në Elbasan, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Pse nuk kerko pasaporte te arte ky miliarderi?
Përgjigju