Droga e sekuestuar

Bota

U kap në port pak ditë para datëlindjes me 46 kg kokainë, shqiptari përpara gjykatës belge: Doja të bëja një festë të çmendur

2 Gusht 2022, 18:34| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 18:40

  • Share

BELGJIKË- Pak para datëlindjes së tij, 37-vjeçari shqiptar Luis G. rrezikon 34 muaj burg.  “Më premtuan 10,000 euro,” tha ai.

Policia e transportit në portin e Antëerpen mori një raport rreth orës 2:30 të mëngjesit të datës 12 mars për një transportim të mundshëm.

Policët e mbledhur natën nuk gjetën njeri. Disa orë më vonë, policia ka marrë një tjetër denoncim të ngjashëm. Kësaj radhe, inspektorët kanë mundur të gjejnë të dyshuarit. Dy burra ishin afër mbylljes së kalatës së kontejnerëve. Njëri prej tyre ka mundur të arratiset, tjetri ka ikur në kontejnerë dhe aty është arrestuar.

Bëhej fjalë për 36-vjeçarin e atëhershëm Luis G., shqiptar. Kur u ndalua, ai kishte me vete katër çanta sportive, të mbushura me dyzet blloqe kokainë. “Në total ishin 46 kilogramë kokainë”, tha prokurori.

Luis G. nuk u përpoq të fshihte faktet. Ai deklaroi se i ishin premtuar 10.000 euro, nuk tha asgjë për shoqëruesin dhe klientin e tij. “Ai ka vepruar për përfitim”, tha prokurori, ka kërkuar 34 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë.

Avokati i shqiptarit kërkoi nga gjykata që si dënim efektiv të caktojë vetëm masën e paraburgimit. “Klienti im ka bërë rrëfimet e plota. Ditëlindja e tij ishte disa ditë pas faktit dhe ai donte të bënte një festë të çmendur ditëlindjeje”, tha avokati Jonathan Bogaerts. "Në realitet, ai nuk ka marrë ende asnjë cent." Vetë G. pranoi të martën se kishte bërë një ‘gabim të madh’. "Pa menduar se shita lirinë time," tha ai.

Gjykata pritet të vendosë për shqiptarin më 11 gusht.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?