U kap në Rinas me pistoletë në valixhe, Gjykata e Tiranës lë në burg të riun nga Kosova, zbardhet dëshmia

24 Qershor, 10:02| Përditesimi: 25 Qershor, 01:07

  • Share

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të riun nga Kosova Daors Gashi, që u kap me armë zjarri në vijën e kalimit kufitar të Rinasit, me destinacion Italinë.

Para togave të zeza ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim sikurse para OPGJ, se çanta ishte e tij por nuk e ka futur ai psitoletën brenda. Sipas Prokurorisë së Tiranës, më datën 20.06.2024, në oren 07:10 gjatë skanimit në pikën e operimit, udhëtarit Daors Gashi, që udhëtonte nga Tirana për në Romë-Ciampino, është vënë re në dukje imazhi i një arme zjarri pistoletë.

Në lidhje me këtë fakt janë njoftuar shërbimet policisë, të cilët pasi kanë marrë kontakt me punonjësit e sigurisë së skanerit, këta të fundit kanë treguar bagazhin dhe personin që i përkiste bagazhi.

 Nga punonjësit e policisë është kryer identifikimi i këtij shtetasi, dhe rezulton se bashkë me këtë shtetas ka qenë duke udhëtuar edhe shtetasi E.H. Nga kontrolli në vijën e dytë, u konstatua se në çantën e shpinës së Gashit ndodhej një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “Blo W Mini Mood 2003”, kalibër 8 mm, me krehër brenda të cilit ndodheshin 2 (dy) fishekë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?