Kronikë
Top 24

U kap me 19 pistoleta/ Gjykata lë në burg suedezin, Vall: Po bëja vetëm transportin

16 Gusht 2018, 11:03| Përditesimi: 16 Gusht 2018, 18:20

  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ricard Sebastian Vall, të riun suedez që u kap në Shqipëri me 19 pistoleta.

Unë do të bëja transportin. Kam udhëtuar nga Suedia në Turqi e pastaj në Prishtinë. Armët i kam marrë tek një person që nuk i dija emrin në Prishtinë. Do i transportoja në Suedi në rrugë tokësore. Këtë gjë e kam bërë për para. Une jam veç transportues.

Ricard Sebastian Vall

21-vjeçari nga Suedia u kap tre ditë më parë në pikën kufirare të Muriqanit. "Shqiptarja.com" dhe "Report Tv" mësojnë se ai është arrestuar gjatë një kontrolli në autobusin e linjës “Kosovë -Gjermani”.

Pistoletat e sekuestruara

Njoftimi i policisë

Muriqan, Shkodër

Tenton të trafikojë armë zjarri, arrestohet nga Policia 21 - vjeçari nga Suedia.

Sekuestrohen 19 armë zjarri "Pistoletë".

Krahas masave për përballimin e fluksit, krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor e në kohë për turistët dhe gjithë pushuesit që vijnë në Shqipëri për sezonin veror, shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë rritur edhe kontrollin në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve duke përdorur edhe qentë antidrogë dhe antieksplozivë është bërë e mundur që të konstatohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

- Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi. 

Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 - vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65. 

Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve. 

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal

Komento

Komente

  • Ylberi: 16/08/2018 11:48

    Tolerance 0. 25 vite ne burg pak rendesi ka se nga VJEN konsiderohet 19 persona te vdekur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?