Elton Haizi

U kap në ‘shtëpi bari’ në Angli, dënohet shqiptari! Prokurori: Bimët ishin rritur në mënyrë profesionale

5 Shkurt 2022, 09:45| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 09:46

  • Share

Drejtësia britanike ka dënuar me dy vjet burg 25-vjeçarin shqiptar, pasi është kapur brenda një “shtëpie bari”.

I riu është identifikuar si Elton Haizi. Ai është arrestuat brenda “shtëpisë së barit” në Highmead Avenue, Llanelli, kur policia ekzekutoi një urdhër atje më 13 dhjetor 2021.

Vlera e kanabisit e cila u gjet brenda ambientit ku u kap shqiptari kishte vlerë 232,400 £. Haizi fillimisht u mundua të justifikonte veprimin e tij, duke thënë se ishte i detyruar nga të tjerët.

Prokurori i çështjes DI Rhys Jones tha se fabrika ishte plot me kanabis të rritur në mënyrë profesionale.

“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte e rritur në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, tha ai.

Hazizi u dënua në Gjykatën e Kurorës Swansea të martën, më 1 shkurt.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berlinezi: 05/02/2022 10:49

    Mbas tije edhe te tjeret qe kane shkelur Ligjin. Pa Meshire kushdoqofte boll ja kane pire Gjakun ketije Populli 45 Vjet Komunizmi e 31 Vjet pseudo Demokracia 76 Vjet te tera sebashku eshte Tmerr per kete Popull te shumevuajtur. Nuk gjetem njehere Qetesi! Mos jemi Popull i mallkuar? Vetem tani me Reformen ne Drejtesi duket nje Drite Shprese ne fund te Tynelit, le te shpresojme qe ta shohim Driten e Diellit sa me shpejt. Une e kam pare qe kur hyra ne Ambasaden Gjermane, por me dhimsen Motrat e Vellezerit Shqiptare qe jetojne atje.

    Përgjigju
    • Sali: 05/02/2022 18:42

      Populli e kerkoi vete kete demokraci mire tjua bejne keta pseudopolitikanet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?