Godina e përfshirë nga flakët

U kap në ‘shtëpi bari’ në Belgjikë, 21-vjeçari shqiptar lihet në burg

24 Gusht, 10:21| Përditesimi: 24 Gusht, 10:43

  • Share

Një i ri shqiptar, i cili u kap në një ‘shtëpi bari” në Ostende, në Belgjikë do t’i duhet të qëndrojë edhe 1 muaj në masën e sigurisë së arrestit me burg, pas vendimit të marrë dje për të zgjatur hetimet.

Sipas mediave të huaja, disa oficerë policie e zbuluan “shtëpinë e barit” rastësisht, pas një zjarri që përfshiu godinën në të cilën ndodhej edhe shtëpia e barit. 

Banori i katit të tretë po tentonte të mbushte disa çakmakë me bombola gazi, por një shkëndijë i vuri flakën të gjithë banesës. Shërbimet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe rruga u mbyll kryesisht në mënyrë që shërbimet e urgjencës të mund të kryenin punën e tyre.

Policia zbuloi në dhomën tjetër, të shtëpisë ngjitur, një plantacion kanabisi me 500 bimë.

I riu 21-vjeçar shqiptar u arrestua dhe ndodhet në burg prej një muaji, ndërsa do të qëndrojë aty edhe një muajin e ardhshëm, pasi Dhoma e këshillit të Bruges vendosi dje që t’ia zgjasë paraburgimin.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?