Neim Hoxha

Bota

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

26 Dhjetor, 19:01| Përditesimi: 26 Dhjetor, 19:08

  • Share

Angli-Një 27 vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet burg pasi policia zbuloi një “shtëpi kanabisi” me vlerë 166,000 £ në një shtëpi në Cheshire më 23 shtator të këtij viti.

Neim Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.

Ai u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Crown më 16 dhjetor.

Pas vendimit me tre vite burg, gjyqtari tha se shqiptari duhet që të vuante të gjithë dënimin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?