Foto ilustruese

U kap në Spanjë para disa ditësh/ Gjykata lë në burg Gentian Markun, pjesë e 'Dosjes 339'

17 Tetor 2020, 11:25| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 11:28

  • Share

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Gentian Markun, i ekstraduar disa ditë më parë nga Spanja. Ai akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike që i përket “Dosjes 339”.

Sipas policisë pas arrestimit në Madrid 29-vjeçari Gentian Marku banues në Reps është ekstraduar në Shqipëri pasi kishte urdhër arresti nga vendi ynë.

Gjykata e Posaçme ka rikonfirnuar vendinin e dhënë në vitin 2018 ka ai ishte lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Marku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotik

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?