U kap nga të dhënat e 'Sky ECC'/ Pëllumb Gjoka dërgon padi në Gjykatën Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e përgjimeve të autoriteteve belge dhe franceze

16 Shtator, 10:51| Përditesimi: 16 Shtator, 12:04

  • Share

“Sky” “Enchro” përfundon në Gjykatën Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për ti rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Ky i fundit bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “skyenchro”. Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seancë publike. Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e seancës.

Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila me të dhënat e përftuara nga “skyenchro” ka arrestuar dhe vënë nën akuzë, ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimmarrje.

SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzoj ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 17/09/2024 07:55

    me 16 nentor do kendoje gjeli i dikujt 3 here

    Përgjigju
  • mroklla: 16/09/2024 12:51

    pergjohen robt prej 20 vitesh me kerkese nga jashte, ky i kapur ne flagrance do pafajsi...

    Përgjigju
  • Nukjan: 16/09/2024 11:50

    Nuk jan pergjime, pergjime quhen kur x aghenci qeveritare ve ne hetim x person apo x persona edhe i ve telegonat ne pergjim email makinat shpin biznesin etj. Kjo ka qen hakerim ata jan fut te serverat edhe kan mar informacione per mijera apo dhjetera mijera apo qindra mijera perdorues, pa vendim gjykate "warrant" si i thon amerikanet edhe konsiderohen te jshtligjshem prandaj shtete te tjera si gjermania nuk po procedojn penalisht shtetas qe kan dal ketu sepse me te drejtat e strasburgut e kan te humbur kete betej. Prov e mar ne menyr te jshtligjshme lejohet neqoftese i bie shtetit ne dor pa dashje/aksidentalisht, domethen po te arestonin nje person edhe ai/ajo te kishte kto ne kompjuter apo laptop sado qe personi ne fjal i k hakuar edhe i ka mar ne menyr te jashtligjshme, shteti qe po i prezanton (franca) nuk ka thyer rregulla/ligje. Por nga qe kto materiale jan mar edhe po prezantohen nga nje shtet qe i ka vjedhur vet, materialet jan te pa perdorueshme. Edhe po nuk ja dha kushtetuesja e kan te fituar po e cuan ne strasburg. Kte ju a thot nje intelektual

    Përgjigju
    • Bledi: 16/09/2024 16:34

      Per "lala" ktej na italia po ste kapen telefonin ne xhep ose te te ken zerin ne pergjim ste lidhin dot me tel. Se k ndodhur qe kn folir vetem me sms pa fol ne tel edhe duhet te te kapin pajisjen edhe te nxjerin mesazhet e fshira por gjithsesi shqiperi hesapi edhe te denojn pa prova edhe te shpallin te pafajshem me prova. Shiko ca behet me kta te "famshmit" mediu beleri berisha etj, aty funksionon mentaliteti "po ne e dim qe ky e ka ber"

    • Lala: 16/09/2024 14:07

      Meqe je intelektual TI nukjan shteti Si vodhi.as I hakeroi.shtetit ja dhan agjensi te tjera hetimore jo shqiptare.pra Ska lidhje kerkesa.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?