Foto te operacionit

Kronikë

U kapën 6 ton kanabis me vlerë 55 mln euro, SPAK çon në gjykata dosjen për 9 persona, vijon hetimi për 28 të tjerë

30 Shtator 2021, 14:49| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 14:53

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për 9 të akuzuarit, pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafikun ndërkombëtare të drogës, grup i shkatërruar gjatë operacionit 'Kulmi' dhe 'Shefi' mes Shqipërisë dhe Italisë.  SPAK ka çuar në GJKKO  çështjen.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë,  nr.36/1, të vitit 2019, në ngarkim tëtëpandehurveI. D., A.K., K.(P.)B., O.D., J.B., R.M., R.M (tjetër shtetas ky), A.K., M.D, akuzuar se kanë kryer veprat penale“Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”;“Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penaltë Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë hetimitjanë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6(gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5(pesë) milion Euro. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të arrestuar, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal", thuhet në njoftimin e SPAK.

Aktualisht në burg

Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë

Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë

Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë

Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë

Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë

Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë

Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë

Në kërkim është ende Robert Myftari, 47 vjeç,  banues në Vlorë.

Të gjithë të arrestuarit  akuzohen për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale", "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal". 

Hetimet për këtë grup kanë nisur 6 vite më parë, ndërsa e gjithë mënyra se si vepronte kjo strukturë kriminale u zbërthye nga dy të penduarit  që treguan para prokurorëve se si  koka e grupit, shqiptari nga Vlora, jepte udhëzimet dhe ndante paratë

Nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë ku u arrestuan 37 persona, u arrestuan 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë. Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare vepronte si një e vetme me detyra të ndara, ku shpërndarja e drogës bëhej në Itali dhe në Shqipëri bëhej grumbullimi dhe transportimi i lëndës narkotike, kokainë, marijuanë e kanabis me gomone, e cila u sekuestruar ditën e djeshme. Gjithashtu në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të grupit kriminal ku sipas burimeve kjo i ishte besuar grupit që vepronte në Vlorë.

Kjo organizatë përbëhet nga 3 grupe kriminale që veprojë në Durrës, Vlorë dhe Dibër, ku sipas hetimeve të SPAK rezulton se kjo strukturë kriminale të pastrimit të parave kanë përfshirë dhe korruptuar 12 zyrtarë të pushtetit lokal në qarkun e Vlorës, Dibrës e Durrësit dhe zyrtarë policie, punonjës të doganave e deri tek disa agjentë të bankave që kanë qarkulluar paratë e grupit kriminal pa i deklaruar ato.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?