Pogradec/ U kapën dru zjarri të prerë në mënyrë të paligjshme, nën hetim 4 persona, mes tyre dhe një inspektor pyjesh

27 Tetor 2023, 08:58| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 09:19

  • Share

Tre  persona janë proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve. Po ashtu në procedim penal është vënë edhe një inspektor pyjesh pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos e raportuar paligjshmërinë e konstatuar.

Ndërkohë janë sekuestruar 120 m3 lëndë drusore, 38 trupa të llojit ah, pa dokumentacionin përkatës dhe 1 kamionçinë që shërbente për transport.

Sipas policisë D. H., 37 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në fshatin Stropckë, Pogradec, u kapën me automjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. H., duke transportuar 10 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;

Policia njoftoi se A. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Stropkë dhe Xh. A., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek rezervuari në fshatin Stropckë, Pogradec, 35-vjeçarit iu gjetën 110 m3 dru zjarri dhe 38 trupa të llojit ah pa dokumentacionin përkatës, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Xh. A., me detyrë inspektor pyjesh në këtë zonë, nuk ka konstatuar dhe informuar strukturat përkatëse, për lëndën drusore të gjetur që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Sasitë e druve dhe një automjet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?