Foto ilustruese

U kapën duke i marrë një shoferi 100 euro, arrestohen dy efektivë të forcës ‘Shqiponja’ në Tiranë! U sekuestrohen 1420 euro (EMRAT)

29 Maj 2023, 11:29| Përditesimi: 29 Maj 2023, 13:23

  • Share

TIRANË- Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë kanë rënë në pranga pasi u kapën duke i  marrë një shoferi 100 euro. Bëhet fjalë për policët Andi Çelmeta., 36 vjeç me detyrë detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; dhe Hashim Xhixha, me detyrë me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. 

Gjatë kontrollit nga forcat e policisë, AMP njofton se këtyre efektivëve iu gjetën dhe iu sekuestruan 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se procedimi për 2 efektivët e forcave "Shqiponja" ka nisur pak kohë më parë nga AMP pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash.

Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar. Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t'iu shmangur penalizimit. Të dy policët e "Shqiponjave" kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.

Ora 12:12
U kapën për 100 euro ryshfet, si nisën hetimet e AMP për dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar detaje të reja lidhur me arrestimin e dy policëve që merrnin ryshfet në Tiranë.

Procedimi për 2 efektivët e forcave "Shqiponja" ka nisur pak kohë më parë nga AMP pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash. Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar. Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t'iu shmangur penalizimit. Të dy policët e "Shqiponjave" kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri xhikes: 29/05/2023 17:32

    Kjo quhet nxitje ne krim! Dhe nga kto fillove te besh o elidon plera qe ti hesh qefin ati pleres se madh ardit!po ku ka ajdut me te madh se ardi veliu ne polici te shtetit

    Përgjigju
  • Petrit: 29/05/2023 12:26

    Keta jane gangsterrat qe rrahin qytetaret e ndershem rrugeve., keta kriminela te felliqur

    Përgjigju
  • Ca bohet: 29/05/2023 12:23

    Dhe kto policet sbojn lek hic.

    Përgjigju
  • Komisari: 29/05/2023 11:40

    Rrisni rrogat 100 % e 200 % si deputeteve dhe ministrave legena Se merr polici e oficeri 500-700 lek rroge nderkohe qe lufton krimin E drogen e trafiqe perdite, nderkohe kto plerat marrin nga 3 Milion rroge e nafte pa limit dhe qera per shpi dhe lek per komisione Dhe cdo gje i paguhet ne restorante e pushime e hotele! Oficer e policise e gardes jane me Te mbaruarit , jane mbi 50% ne pritje per dorheqje... Respekte per ju plera!

    Përgjigju
    • alfred: 29/05/2023 23:12

      Edhe komisar edhe legen në gjykim....

    • Komisar: 29/05/2023 16:33

      A e di personi kur fillon pune sa do paguhet Kush e beri me zor polic Nqs ka qellim tbej shum lek ti japi vetes tbej gje tjeter Mos tbehet polic e tani tkapi sapunin

    • REQI: 29/05/2023 15:12

      o komisar mbeturina, po ju pelqeu, ndryshe nderoni zanat.Ste ka detyruar njeri te besh policin o legen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?