U kapën duke peshkuar në liqenin e Shkodrës me pajisje me energji elektrike, në hetim 37-vjeçari

9 Prill, 14:39| Përditesimi: 9 Prill, 14:42

  • Share

Një 37-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Shkodrës pasi është kapur duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Policia ka vënë në hetim E.Sh, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.  

‘Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër,  në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, në afërsi të vendit të quajtur “Syri i Sheganit” është kapur në flagrancë një shtetas duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm, një mjet lundrues dhe një automjet.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lagj,ja Liria: 09/04/2024 17:05

    Gjynaf ky quni! Janë me qindra që peshkojnë në liqenin e Shkodërs në të gdhirë dita! Por si duket ky ka rrefuzuar për ti dhënë parat policve të kufirit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?