Tiranë- Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia e kryeqytetit teksa po tentonin të shisnin 1 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Blutë informojnë se të arresuarit u kapën në rrugën “Memo Meto”.
“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit Reshat Qatromi, 36 vjeç dhe Ledin Kazanxhi (Allamani) 27 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni u kodua “Interruption”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
