Kronikë

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm me automjete të ndryshme, arrestohen 7 persona në Kukës

25 Nëntor 2021, 13:15| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 13:27

  • Share

Në kuadër të një operacioni policor për “goditjen” dhe parandalimin dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, janë arrestuar 7 persona ndërsa ndaj 1 tjetri kanë nisur hetimet.

Policia e Kukësit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të kufirit, ka vënë në pranga A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi janë kapur me automjete të ndryshme duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, në drejtim të Kosovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?