U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, policia ‘godet’ 2 raste në Gjirokastër! Prangosen 3, në kërkim 2 të tjerë

2 Mars 2022, 10:33| Përditesimi: 2 Mars 2022, 10:36

  • Share

Policia ka “goditur” dy raste të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit brenda disa orësh, duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

A. D., 26 vjeç dhe E. A., 24 vjeç u arrestuan, pasi u kapën në aksin rrugor Qafë Muzinë-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjithashtu u shpallën në kërkim M. N., 21 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë veprimeve hetimore kanë rezultuar bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Policia sekuestroi  dy automjete dhe tre aparate celulare.

Gjithashtu, po nga këto struktura, janë arrestua K.C, 29 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i 29-vjeçarit u bë pasi u kap në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?