Foto ilustruese

U kapën duke vjedhur një banesë, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

23 Janar 2023, 10:48| Përditesimi: 23 Janar 2023, 10:49

  • Share

Dy shqiptarë, 35 dhe 40-vjeç janë arrestuar pasi u kapë duke kryer vjedhje në Gjermani.

Një dëshmitar vuri re një elektrik dore të ndezur në një ndërtesë banimi në Breckenstrasse rreth orës 19:00 të së premtes dhe njoftoi policinë. Kur oficerët mbërritën, një person u hodh nga dritarja dhe u përpoq të ikte. Menjëherë pas kësaj, një person i dytë doli me vrap nga shtëpia, i cili më pas u fsheh aty pranë.

Pas disa minutave 2 shqiptarët u kapën dhe u vunë në pranga,ndërsa me vete iu gjetën sendet e vjedhura dhe pajisjet që kishin përdorur.

Ata nuk kanë banim të përhershëm në Gjermani, megjithëse autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse kanë qenë të përfshirë në  vjedhje të tjera.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?