Kronikë

U kapën me lekë dhe fletë votimi në makinë 3 ditë para zgjedhjeve, SPAK mbyll hetimet për dy eksponentët e LSI-së, i dërgon për gjykim në GJKKO

18 Tetor 2021, 16:12| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 16:31

  • Share

SPAK ka përfunduar hetimet për Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të cilët akuzohen për blerje votash gatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO. Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.  

Denis Xholi  dhe Albjon Çeku u kapën 3 ditë para ditës së zgjedhjeve të 25 prillit në Maqellarë të Dibrës nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, të cilët thirrën policinë. Më pas efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

SPAK thotë se nga hetimet Denis Xholi në bashkëpunim me Albjon Çekun, kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas SPAK, Denis Xholi ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, në kundërshtim me parashikimet e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore. 

Tashmë të dy do të gjykohen për korrupsioni aktiv në zgjedhje, ndërsa aktualisht ndodhen në burg pasi GJKKO kishte vendosu më herët masën "arrest me burg" ndaj tyre.

Vetëm një ditë më parë GJKKO vendosi masën "arrest shtëpie" për Etjon Jokën, kandidati i LSI për deputet i Tiranë, i akuzuar gjithashtu për blerje votash gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Joka garoi në zonën njësisë numër 1 në Tiranë nën siglën e LSI, ndërsa u filmua dy ditë para zgjedhjeve duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës.

Momenti kur dy eksponentët e LSI u ndaluan nga militantët e PD, pasi dyshimit se po blinin vota.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?